Preshevë, 28 tetor 2026 16:08
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se është i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por ka theksuar se ai duhet të bazohet në angazhime konkrete për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në një intervistë për DW, Kamberi ka kërkuar trajtimin e shqiptarëve si qytetarë të barabartë, duke vënë në pah problemet me pasivizimin e adresave, përfaqësimin në institucione, arsimin, njohjen e diplomave dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi nuk duhet të jetë simbolik dhe se Plani 7-pikësh, që përmbledh kërkesat politike të shqiptarëve, duhet të shërbejë si bazë për dialog.
Kamberi ka bërë të ditur se nuk është i interesuar për poste qeveritare, por për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. Sipas tij, ndryshimi politik në Serbi do të ketë kuptim vetëm nëse barazia zbatohet në praktikë dhe nëse institucionet tregojnë vullnet për t’i trajtuar seriozisht kërkesat e shqiptarëve.

Kosova forcon bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën
Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, në ora 11:00 pritet të vendoset për votimin
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak