Preshevë, 31 tetor 2026 09:22
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultatin më të lartë zgjedhor që nga viti 2000, duke siguruar 27 mijë e 670 vota në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi të fuqisë së bashkimit politik të shqiptarëve, të cilët garuan përmes Koalicionit Shqiptar.
Në një deklaratë për Ekonomia Online, Mustafi ka thënë se rezultati është për rreth 1 mijë e 300 vota më i lartë sesa ai i vitit 2020, kur shqiptarët kishin fituar tri mandate parlamentare.
Megjithatë, pavarësisht rekordit të votave, Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë. Sipas Mustafit, rritja e numrit të përgjithshëm të votuesve dhe e pragut të nevojshëm për përfaqësim ka ndikuar që shqiptarët të mos e përsërisin rezultatin e tri mandateve.
Ai ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar është renditur i dyti ndër listat e pakicave kombëtare për nga numri i votave, ndërsa në nivelin e përgjithshëm të listave zgjedhore është renditur i katërti.
Mustafi ka vlerësuar gjithashtu rëndësinë e përfaqësimit shqiptar në Kuvendin serb, duke veçuar rolin opozitar të deputetit Shaip Kamberi ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, Kamberi për 14 vjet ka qenë një zë i fuqishëm opozitar kundër qeverisjes së Vuçiqit dhe qasjes së tij autoritare.
Mustafi ka theksuar se rezultati zgjedhor dëshmon se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës mbeten faktor politik në Serbi, pavarësisht sfidave me të cilat përballen në përfaqësimin institucional.

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Pas humbjes së Vuçiqit, Kamberi kërkon nga Lista Studentore njohjen e realitetit të Kosovës
Kuçi: Humbja e Vuçiqit mund të hapë një kapitull të ri për politikën e Serbisë ndaj Kosovës
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”