Prishtinë, 2 nëntor 2026 11:45
Dogana e Kosovës ka arkëtuar 186.6 milionë euro të hyra gjatë muajit tetor 2026, duke shënuar rritje prej 5.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas buletinit mujor të Doganës, në tetor të vitit 2025 ishin mbledhur 176.2 milionë euro të hyra doganore.
Gjatë muajit tetor, Dogana ka veçuar edhe eksportin e parë në pikën kufitare Dheu i Bardhë pas hyrjes në zbatim të plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA. Sipas institucionit, kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për bizneset kosovare.
Në kuadër të luftimit të kontrabandës, Sektori i Antikontrabandës ka ndaluar 121 telefona celularë, të cilët nuk kishin dokumentacionin përkatës.
Po gjatë këtij muaji, Dogana e Kosovës ka organizuar edhe punëtorinë e parë ndërkombëtare për vlerësimin doganor në Kosovë, në kuadër të Customs Programme, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të DG TAXUD.
Dogana ka deklaruar se do të vazhdojë forcimin e kontrolleve doganore, luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit