Prishtinë, 2 nëntor 2026 12:50
I akuzuari për krime lufte, Momir Pantiq, është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e zhdukjes së veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti.
Këtë e ka bërë të ditur gjyqtarja Donikë Shala gjatë seancës gjyqësore ndaj Pantiqit dhe Zharko Zariqit, ku po dëshmon Bekim Blakaj.
Pantiqi dhe Zariqi akuzohen për krime lufte ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, si dhe për vrasjen e civilëve në Istog.
Rasti i Ukshin Hotit lidhet me zhdukjen e tij më 16 maj 1999, pasi ishte liruar nga Burgu i Dubravës. Sipas dëshmive të të burgosurve që i mbijetuan masakrës së Dubravës, Hoti ishte liruar atë ditë dhe më pas ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
Hoti, filozof, publicist dhe veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare, vazhdon të konsiderohet person i zhdukur.

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit