Prishtinë, 27 tetor 2026 08:53
Festivali i Këngës “Akordet e Kosovës” është gati për edicionin e katërt, i cili këtë vit do të sjellë tri net me muzikë, artistë të njohur dhe talente të reja, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe trashëgimisë muzikore të Kosovës.
Festivali do të mbahet më 30 dhe 31 tetor, si dhe më 1 nëntor, në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë. Dy netët e para do t’i kushtohen muzikës moderne, ndërsa nata e tretë do të jetë e dedikuar për fëmijët.
Drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, ka thënë se rikthimi i emrit “Akordet e Kosovës” synon të nderojë historinë muzikore dhe artistët që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin e saj.
Ai ka theksuar se një nga risitë e këtij edicioni është përfshirja e fëmijëve, të cilët do të kenë mundësi të interpretojnë drejtpërdrejt në një skenë profesionale, të shoqëruar nga orkestra dhe mekanizmat e Radiotelevizionit të Kosovës.
Edhe drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, ka vlerësuar se tri netët do të përcjellin mesazhin e lidhjes mes së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes së muzikës shqiptare.
Përmes këtij edicioni, organizatorët synojnë të ndërthurin traditën me krijimtarinë bashkëkohore, duke krijuar hapësirë për artistët e afirmuar dhe për gjeneratat e reja.
“Akordet e Kosovës” kanë një histori të gjatë në skenën muzikore të vendit. Festivali i parë u mbajt në vitin 1963 në Zveçan, ndërsa rikthimi i emrit synon të ruajë këtë trashëgimi dhe ta përcjellë atë te brezat e rinj.

Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Kosovës i shtohen 13 objekte në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Rezolutë për dhunën ndaj grave, kërkohet hetim parlamentar për rastin Zekaj
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Pas humbjes së Vuçiqit, Kamberi kërkon nga Lista Studentore njohjen e realitetit të Kosovës