Prishtinë, 29 tetor 2026 09:01
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, nga ora 10:00, seancë plenare, ku deputetët do të shqyrtojnë ndryshimet në buxhetin e vitit 2026 dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas rendit të ditës, të dy projektligjet do të shqyrtohen në lexim të dytë.
Në këtë seancë, deputetët do të trajtojnë edhe çështje të tjera parlamentare, përfshirë miratimin e procesverbaleve të seancave të mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Po ashtu, në fund të seancës është paraparë votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka shprehur më herët pritjen që Projektligji për Byronë të miratohet sa më shpejt, duke theksuar rëndësinë e përfundimit të procesit për një nismë që është diskutuar prej vitesh.
Byroja synon të krijojë mekanizma për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe konfiskimin e saj, në përputhje me kornizën ligjore përkatëse.

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Pas humbjes së Vuçiqit, Kamberi kërkon nga Lista Studentore njohjen e realitetit të Kosovës
Kuçi: Humbja e Vuçiqit mund të hapë një kapitull të ri për politikën e Serbisë ndaj Kosovës
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, në garë për të tretin
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së, në fokus të strategjisë shtetërore
Një muaj paraburgim për Albert Sylajn