Mitrovicë Veriore, 31 Tetor 2026 10:30
As serbët nga Kosova që votuan në Rashkë nuk i dhanë mbështetje absolute Aleksandar Vuçiçit, pavarësisht presionit dhe, sipas akuzave, shantazhit ndaj të cilit u ekspozuan.
Rezultatet tregojnë se edhe votimi i organizuar dhe presionet politike nuk mund ta fshijnë plotësisht qëndrimin personal të secilit individ.
Megjithatë, fakti që ka njerëz që vendosin në mënyrë të pavarur tregon se jo të gjithë serbët e Kosovës janë të gatshëm të ndjekin verbërisht urdhrat politikë. Lista “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar”: Fitoi 24,344 vota (71.63%). Lista e studentëve (“Studentët fitojnë”): Fitoi 7,167 vota (21.09%).

“Qytetarët shpresojnë që pas të gjitha tensioneve dhe përçarjeve politike do të vijë një kohë për bashkëjetesë, respekt të ndërsjellë dhe marrëdhënie më të mira me fqinjët. Ata theksojnë se njerëzit e zakonshëm, pavarësisht kombësisë, duan një jetë paqësore, siguri për familjet e tyre dhe një të ardhme në të cilën fqinjët do të shihen përsëri si njerëz, dhe jo përmes prizmit të politikës. Shumë besojnë se besimi i ndërsjellë është hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe se është koha që jeta e përditshme, interesat e përbashkëta dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të jenë më të rëndësishme se konfliktet politike”, i tha portalit “Veritasinfo”, Milosh Saviq, aktivist civil nga Mitrovica e Veriut.

Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Pas humbjes së Vuçiqit, Kamberi kërkon nga Lista Studentore njohjen e realitetit të Kosovës
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë