Prishtinë, 2 nëntor 2026 20:31
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj Momir Pantiqit dhe Zharko Zariqit, të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Istogut gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari ka folur për veprimet e forcave serbe dhe për rolin që, sipas tij, kanë pasur të akuzuarit në ngjarjet e asaj kohe.
Dëshmitari ka deklaruar se Pantiqi dhe Zariqi kanë qenë të përfshirë në veprimet ndaj popullsisë civile shqiptare.
“Krejt i kanë ba Zharko Zariqi edhe Mome Pantiqi”, citohet të ketë thënë dëshmitari gjatë seancës.
Pantiqi, ish-kryeshef i Stacionit Policor në Istog, dhe Zariqi, ish-pjesëtar i policisë serbe, akuzohen nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullsisë civile.
Sipas aktakuzës, të dy akuzohen për vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, dëbim masiv, shkatërrim të pasurisë dhe veprime të tjera ndaj popullsisë shqiptare në komunën e Istogut.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi