Mitrovicë, 2 nëntor 2026 08:34
Ministria e Kulturës planifikon të investojë deri në 195 mijë e 195 euro për restaurimin dhe mbrojtjen e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë.
Për këtë projekt, Ministria ka hapur një tender përmes të cilit synon të angazhojë një kompani për realizimin e punimeve, ndërsa afati për aplikim është deri më 19 nëntor.
Sipas dosjes së tenderit, ndërhyrjet nuk do të kufizohen vetëm në pastrimin e monumentit dhe largimin e grafiteve, por do të përfshijnë edhe sanimin e pjesëve të dëmtuara të betonit, hidroizolimin e kulmit dhe mbrojtjen e strukturës nga ndikimet atmosferike.
Projekti parasheh gjithashtu restaurimin e platformës vrojtuese, vendosjen e një gardhi të ri mbrojtës dhe instalimin e ndriçimit të ri LED.
Një nga investimet e rëndësishme është edhe vendosja e sistemit të ri të video-mbikëqyrjes, i cili do të integrohet në rrjetin e monitorimit të Policisë së Kosovës. Sistemi do të mundësojë vëzhgimin e monumentit 24 orë në ditë.

Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?