Prishtinë, 2 nëntor 2026 07:27
Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, nuk do të bashkëpunojë politikisht me Listën Serbe në Kosovë.
Von Cramon, përmes një reagimi në platformën “X”, e ka cilësuar këtë zhvillim si një ndryshim të rëndësishëm politik.
Reagimi i saj vjen pas fitores së Listës së Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi dhe zhvillimeve të fundit rreth marrëdhënieve të saj me Listën Serbe.
Lista Serbe, e cila është formuar me mbështetjen e Beogradit dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS), deri tani ka pasur rol dominues në politikën e serbëve në Kosovë. Ajo mban nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë, përfaqësues të Listës së Studentëve kanë deklaruar se Lista Serbe duhet të punojë në interes të komunitetit serb dhe jo të SNS-së.
Në një tjetër zhvillim, drejtuesi i Listës së Studentëve, Ilija Sërdanoviç, ka deklaruar se qeveria e re në Serbi synon të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, megjithëse ka theksuar se vendimet për çështjet strategjike do të merren pas formimit të qeverisë.

Kosova forcon bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën
Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, në ora 11:00 pritet të vendoset për votimin
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak