Prishtinë, 1 nëntor 2026 08:44
Këngëtarja 15-vjeçare Troja Bicurri është shpallur fituese e edicionit të katërt të festivalit “Akordet e Kosovës”, me këngën “Mali dhe Hana”.
Bicurri, e cila ka shkruar dhe kompozuar vetë këngën, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Valon Gashi, mori çmimin kryesor në natën finale të festivalit.
Pas shpalljes fituese, ajo falënderoi organizatorët dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë garës, duke shprehur krenarinë për këtë sukses.
Çmimi i dytë i takoi Fatbardha Nikçit me këngën “Hajde mor i bukur”, ndërsa vendi i tretë u fitua nga grupi Howolf, me këngën “Ti si unë”.
Në festival u ndanë edhe çmime të tjera, përfshirë atë të orkestrimit për Fatbardha Nikçin dhe çmimin për tekstin më të mirë, që iu dha Olimpisë për këngën “Amanet”.
Edicioni i sivjetmë i “Akordeve të Kosovës” synoi ndërthurjen e trashëgimisë së festivalit me promovimin e artistëve të rinj, duke rikthyer në skenë një emër të rëndësishëm të historisë së muzikës në Kosovë.

Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë