Preshevë, 28 tetor 2026 07:04
Deputeti i zgjedhur shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Visar Memeti, ka vlerësuar se përfaqësimi me dy mandate parlamentare krijon mundësi më të mëdha për artikulimin e kërkesave dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Memeti ka thënë se, ndonëse dy deputetë përbëjnë një numër të vogël në një parlament me 250 ulëse, ky përfaqësim është i rëndësishëm për komunitetin shqiptar, i cili në mandatin e kaluar kishte vetëm një deputet.
Ai ka shprehur shpresën se ndryshimet politike në Serbi mund të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, duke përmendur si çështje shqetësuese migrimin, pasivizimin e adresave dhe problemet me respektimin e të drejtave të shqiptarëve.
Megjithatë, Memeti ka theksuar se mbetet për t’u parë se si do të veprojë pushteti i ri dhe nëse ndryshimet politike do të përkthehen në përmirësime konkrete për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kosova forcon bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën
Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, në ora 11:00 pritet të vendoset për votimin
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak