Prishtinë, 10 shkurt 2026 18:20
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pret që akuzat në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj krerëve të UÇK-së të dështojnë, sepse, sipas tij, janë shpifje që e ofendojnë në palcë luftën e UÇK-së.
Konjufca pret që drejtuesit e UÇK-së të dalin të pafajshëm.
“Shpresoj që të gjithë ata që po gjykohen në Hagë do të dalin të pafajshëm. “Nuk kanë bërë krime, kanë qenë në krye të një ushtrie, e cila është çlirimtare, ka dhënë dëshmorët e saj. Kushdo që mundohet ta ndryshojë këtë vërtetë do të humbë dhe shpresoj që të gjithë ata që po gjykohen në Hagë do të dalin të pafajshëm”, tha Konjufca.
Ai bëri të ditur se ka aplikuar që të jetë në ditën përfundimtare në Hagë.
“Prapë do të shkoj në Hagë, do të jem aty në ditën përfundimtare, kam aplikuar me qenë atje dhe do të përfaqësoj popullin e Kosovës në atë proces… Pres që ky proces, këto akuza të dështojnë. Janë të paqëndrueshme, shpifje, gënjeshtra që e ofendojnë në palcë luftën tonë çlirimtare dhe pikërisht se do të dështojnë mendoj se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të dalin të pafajshëm”, tha Konjufca.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit