Prishtinë, 2 nëntor 2026 16:49
Kryeministri i Kosovës në mandat teknik, Albin Kurti, ka paralajmëruar rritjen e vlerës së koeficientit të pagave nga 110 në 120 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2027.
Gjatë mbledhjes së nëntë të Qeverisë, Kurti ka bërë të ditur se Projektbuxheti për vitin 2027 parasheh edhe ekzekutimin e pagës së 13-të për nëpunësit publikë, e cila pritet të jepet në pjesën e parë të vitit.
“Buxheti i 2027 parasheh edhe në vitin tjetër pagën e 13-të, dhe krahas saj edhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga data 1 korrik 2027”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, buxheti i përgjithshëm për paga do të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa do të përfshijë rreth 85 mijë punonjës të sektorit publik.
Kurti ka thënë se kjo shumë nënkupton një pagë mesatare vjetore bruto mbi 12 mijë euro, apo mbi 1 mijë euro në muaj për punonjësit publikë.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi