Prishtinë, 31 tetor 2026 06:58
Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë është mbajtur nata e parë e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”.
Në skenë u ngjitën 17 artistë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, duke konkurruar me këngë të zhanreve të ndryshme. Mbrëmjen e drejtuan Agron Krasniqi dhe Flaka Latifi.
Një nga momentet kryesore ishte ndarja e Çmimit për Vepër Jetësore për kompozitoren Pranvera Badivuku, në vlerësim të kontributit të saj në muzikën shqiptare.
Në festival performoi edhe këngëtarja Jonida Maliqi, e cila u rikthye në Prishtinë pas 15 vitesh dhe vlerësoi rrugëtimin e “Akordeve të Kosovës”, duke shprehur shpresën që Kosova të përfaqësohet në Eurovision.
Në fund të mbrëmjes, artistët interpretuan së bashku “Heal the World” të Michael Jackson, duke përcjellë mesazh për paqe dhe solidaritet.
Gara vazhdon me natën e dytë, ndërsa nata e tretë do t’i kushtohet Festivalit të Fëmijëve.

Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Kosovës i shtohen 13 objekte në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte