Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpallur një plan ambicioz për të eliminuar plotësisht përdorimin e parasë në dorë deri në vitin 2030, gjë që – nëse realizohet – do ta bënte Shqipërinë shtetin e parë në botë me një ekonomi krejtësisht pa para fizike.
Në një vend ku tradicionalisht dominon paraja në dorë dhe qytetarët ende preferojnë ta ruajnë “nën dyshek”, ky plan mund të sjellë ndryshime të thella në jetën e përditshme dhe në sistemin ekonomik. Shqiptarët shpeshherë bëjnë shaka se e mbajnë paranë “pranë kallashit”, ndërsa besimi ndaj sistemit bankar mbetet i ulët.
Një nga qëllimet kryesore të kësaj nisme është luftimi i ekonomisë informale, e cila vlerësohet të ketë përmasa të mëdha. Profesori i ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Selami Xhepa, thekson se eliminimi i parasë fizike është “një prioritet absolut për vendet me nivel të lartë të ekonomisë informale dhe me praninë destabilizuese të parasë ilegale në sistemin financiar”.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se as sektori bankar, e as shoqëria nuk janë ende plotësisht të gatshëm për një transformim kaq radikal, dhe se zbatimi i këtij plani mund të përballet me sfida të shumta dhe rezistencë.

Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës