Zubin Potok, 13 tetor 2026 16:34
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy objekte të pabanuara në fshatrat Parucë dhe Ranqiq të Zubin Potokut. Në mesin e mjeteve të gjetura janë tetë granata dore dhe 2 mijë e 218 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, operacioni është realizuar më 13 tetor, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët për praninë e mundshme të armëve dhe mjeteve të tjera ilegale në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut.
Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një objekti të pabanuar, që shërbente si stallë për bagëti, në fshatin Parucë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 141 fishekë të armës së gjatë, 21 fishekë të tjerë të armës së gjatë me krehër, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe katër granata dore.
Po ashtu, në këtë lokacion janë gjetur një tytë e pushkës së gjuetisë, 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, një pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapsolla dhe tamponë për fishekë, një maskë ushtarake kundër gazit dhe një bajonetë ushtarake.
Ndërkaq, në rastin e dytë, në një objekt të pabanuar në fshatin Ranqiq, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata dore dhe 2 mijë e 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Në të dy lokacionet kanë intervenuar edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat i kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë raportuar te Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Deri në këtë fazë të hetimeve, sipas policisë, nuk është arrestuar asnjë person.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar që të vazhdojnë të raportojnë informacione që mund të ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Informacionet mund të raportohen në numrin emergjent 192.

Prania ushtarake e Serbisë pranë Kosovës, mes rrezikut dhe paralajmërimeve
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Rikthehet Liga e Kampionëve, në program disa superduelë
Dokumentacioni kadastral mbetet i pakthyer, Kurti: Serbia nuk e respektoi marrëveshjen