Prishtinë, 27 nëntor 2026 19:10
Radomir Saiçiq, i cili ishte i mobilizuar gjatë luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s më 1999, është zyrtarizuar si kandidat për president të Serbisë nga Lista Studentore.
Saiçiq, profesor në Fakultetin e Kimisë në Beograd dhe një nga themeluesit e Listës Studentore, ka treguar më herët për përvojën e tij ushtarake gjatë luftës në Kosovë, duke deklaruar se kishte shërbyer në kuadër të një batalioni për veprime speciale të ushtrisë serbe.
Gjatë një paraqitjeje televizive në kohën e fushatës zgjedhore, ai kishte deklaruar se ishte mobilizuar në situata të jashtëzakonshme dhe se kishte ushtruar detyrën e komandantit të togës së qitësve në front dhe të kompanisë së këmbësorisë.
“Kam qenë komandant i togës së qitësve në front dhe i kompanisë së këmbësorisë”, kishte deklaruar Saiçiq, duke iu përgjigjur kritikave se nuk ishte mjaftueshëm patriot.
Ai kishte theksuar gjithashtu se ishte mobilizuar edhe gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, kur, sipas tij, kishte qenë pjesë e batalionit për veprime speciale dhe kishte qëndruar me ushtrinë nëpër pyje e male.
Përveç së kaluarës së tij ushtarake, Saiçiq ka shprehur edhe qëndrime kundërshtuese ndaj pavarësisë së Kosovës. Gjatë fushatës zgjedhore, ai e ka cilësuar Kosovën si “territor të pushtuar përkohësisht”, duke reflektuar qëndrimin politik të Serbisë për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës.
Saiçiq ishte gjithashtu personi që shpalli fitoren e Listës Studentore pas zgjedhjeve të 25 tetorit, të cilat shënuan largimin e Aleksandar Vuçiqit nga pushteti pas 15 vjetësh.
Ai do ta përfaqësojë Listën Studentore në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të parapara të mbahen më 27 dhjetor.

Studentët në Shqipëri themelojnë parti të re politike, quhet “Të Bashkuar për Shqipërinë”
Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë
Kuçi: Ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk nënkupton ndryshim të kursit gjeopolitik, Kosova po përafrohet me BE-në
Gashi: Në veri pati transformim, në politikën e jashtme mungoi përparimi
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Aida Çoroviq: Serbia duhet të përballet me të vërtetën për Kosovën- t’a njoh pavarësinë dhe të hapë arkivat politike
Sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndalohen tre persona
Nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve për kosovarët në Itali
Derbi dhe përballje interesante në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës