Prishtinë, 16 tetor 2026 07:21
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se së shpejti pritet të nisin bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mundësinë që Kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme amerikane në Kosovë.
Maqedonci ka deklaruar se Kosova tashmë ka marrë përgjigje pozitive nga pala amerikane për nisjen e diskutimeve, duke theksuar se deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar.
“Detajet do të jepen pas fillimit të bisedimeve. Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe ne, së bashku me palët amerikane, kemi marrë përgjigje pozitive për të diskutuar. Nuk është vendosur asgjë, por do të diskutohet”, ka thënë Maqedonci.
Sipas tij, modeli i bashkëfinancimit të kampeve ushtarake me vendet aleate është pjesë e një politike të re të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.
“Dy vendet do të investojnë, do të mbajnë trupa, prezencë dhe do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta duke ndarë përgjegjësitë”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes.
Maqedonci e ka cilësuar si arritje të rëndësishme për Kosovën faktin që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të diskutojnë për një mundësi të tillë.
“Arritje e madhe për vendin tonë fakti që SHBA-të po diskutojnë për këtë çështje. Në dy vitet e fundit, sa i përket prezencës bilaterale amerikane, kemi prezencën më të madhe”, ka thënë ai.
Ideja për shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë të përhershme amerikane është ngritur vazhdimisht nga institucionet e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitave në SHBA dhe në takimet me senatorë amerikanë, ka përsëritur qëndrimin për një prani të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.
Kampi Bondsteel, në afërsi të Ferizajt, është një nga bazat kryesore të forcave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
Prania ushtarake e Serbisë pranë Kosovës, mes rrezikut dhe paralajmërimeve
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Trump ndalon transmetimin e ekzekutimit të ish-ushtarakut të dënuar për sulmin në Fort Hood
Radulloviq u drejtohet deputetëve të Listës Serbe: “Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni”
Ligji për Specialen kalon në zyrën e presidentes për dekretim