Prishtinë, 26 nëntor 2026 21:38
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se deri në fund të dhjetorit pritet të përfundojë pjesa prodhuese e fabrikës së municionit në Gjakovë, ndërsa deri atëherë parashihet të realizohet edhe prodhimi i parë testues.
Kurti ka deklaruar se laboratorët, depot dhe objektet e tjera të kompleksit industrial pritet të përfundojnë gjatë vitit 2027.
Ai ka bërë të ditur se kontrata me kompaninë turke është paguar plotësisht dhe se nuk ka detyrime financiare të papaguara ndaj saj.
Megjithatë, ai ka theksuar se vlera e përgjithshme e kontratës, shuma e pagesës dhe specifikimet teknike nuk mund të bëhen publike, pasi marrëveshja është e klasifikuar.
Sipas Kurtit, para nënshkrimit të kontratës janë realizuar edhe dy studime të fizibilitetit nga kompani të dy vendeve anëtare të NATO-s.
Sa i përket një milion eurove të parapara në projektbuxhetin e vitit 2027 për projektin “Rrethoja e sigurisë, parku industrial i mbrojtjes”, Kurti ka sqaruar se këto mjete nuk janë të dedikuara drejtpërdrejt për ndërtimin e fabrikës së municionit, por për rrethojën e sigurisë së zonës së përgjithshme industriale, e cila përfshin 144 hektarë.
Ndërkohë, ai ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes tashmë ka rekrutuar stafin që do të punojë në fabrikë. Punonjësit pritet të ndjekin trajnime specialistike në Turqi para fillimit të prodhimit testues.
Kurti e ka cilësuar këtë projekt si strategjik për Kosovën, duke vlerësuar se prodhimi vendor i municionit do të forcojë kapacitetet mbrojtëse dhe sigurinë e furnizimit për ushtrinë, Policinë dhe institucionet e tjera të sigurisë, si dhe do të zvogëlojë varësinë nga prodhuesit e huaj.
Kontrata për ndërtimin e fabrikës së municionit me kompaninë shtetërore turke MKE ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2024. Marrëveshja përfshin makineritë prodhuese, trajnimin e stafit, mirëmbajtjen dhe pajisjet për testimin e cilësisë së municionit

Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës
FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë shkëmbim më të madh të përvojave
Kurti: Vuçiq dërgoi paraushtarakë për t’i sulmuar policët e Kosovës
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
Studentët në Shqipëri themelojnë parti të re politike, quhet “Të Bashkuar për Shqipërinë”
I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë