Prishtinë, 27 nëntor 2026 19:19
Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 136 kilogramë substancë narkotike të dyshuar si marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër daljes në Doganaj të Kaçanikut. Në lidhje me rastin, i koduar “Kufiri 2”, janë ndaluar tre persona të dyshuar për 48 orë.
Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj, aksioni është realizuar të premten, pas një pune intensive hetimore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërkohë, një person tjetër i dyshuar për përfshirje në këtë rast gjendet në arrati.
Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se ekzistojnë dyshime edhe për përfshirjen e një zyrtari policor në këtë rast, ndaj të cilit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.
Sipas të dhënave fillestare të hetimeve, të dyshuarit janë shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ata dyshohet se kishin organizuar transportimin e marihuanës nga Shqipëria, përmes territorit të Kosovës dhe më pas drejt Maqedonisë së Veriut, me destinacion përfundimtar Turqinë.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe identifikimit të të gjithë personave të përfshirë.

Nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve për kosovarët në Itali
Prifti dëshmon për dëbimin e shqiptarëve nga forcat serbe dhe strehimin e tyre në kishën e Zllakuqanit
Ndalimet në kufi vazhdojnë edhe pas ndryshimeve politike në Serbi – ndalohet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Llazar Radulloviq
Veselinoviq, para zgjedhjeve u përpoq të lidhej me Vuçiqin, u largua nga Serbia një ditë pas zgjedhjeve me një makinë që nuk binte në sy
I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndalohen tre persona
Ish-ushtaraku që ishte i mobilizuar gjatë luftës në Kosovë, kandidat për president të Serbisë
Derbi dhe përballje interesante në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës