Prisbtinë, 27 nëntor 2026 15:39
Qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga lehtësimi i procedurave për konvertimin e patentë-shoferëve, pas përditësimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Italisë për njohjen reciproke të dokumenteve të vozitjes.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano, përmes një njoftimi të përbashkët.
Sipas njoftimit, Kosova dhe Italia kanë përmbyllur procedurat për përditësimin e marrëveshjes ekzistuese, duke mundësuar përfshirjen edhe të modelit të ri të patentë-shoferit të Republikës së Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.
Ndryshimet e dakorduara do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, duke lehtësuar kështu procesin e konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Ambasada dhe Konsullata kanë vlerësuar se ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe në përmirësimin e shërbimeve për diasporën kosovare.
Përfaqësitë diplomatike kanë theksuar se do të vazhdojnë angazhimin për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës dhe lehtësimin e jetës së tyre në Itali.

Prifti dëshmon për dëbimin e shqiptarëve nga forcat serbe dhe strehimin e tyre në kishën e Zllakuqanit
Ndalimet në kufi vazhdojnë edhe pas ndryshimeve politike në Serbi – ndalohet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Llazar Radulloviq
Veselinoviq, para zgjedhjeve u përpoq të lidhej me Vuçiqin, u largua nga Serbia një ditë pas zgjedhjeve me një makinë që nuk binte në sy
I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Arrestohen tre persona për krim të organizuar, sekuestrohet pasuri mbi një milion euro
Nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve për kosovarët në Itali
Derbi dhe përballje interesante në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës