Prishtinë, 27 nëntor 2026 09:01
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) shënon sot, më 27 nëntor, Ditën e Forcës, me organizimin e aktivitetit “Dita e Hapur”, përmes të cilit qytetarëve u mundësohet të vizitojnë kazermat dhe të njihen nga afër me kapacitetet ushtarake të vendit.
Aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30, në kazermat e FSK-së në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.
Ceremonia qendrore do të organizohet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë dhe mysafirë të ftuar.
Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër pajisjet, aktivitetet dhe kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Dita e Hapur” synon të afrojë qytetarët me FSK-në dhe të prezantojë zhvillimin dhe kapacitetet e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Inteligjenca artificiale dhe kërcënimet hibride, Kosova dhe Shqipëria bashkojnë forcat përballë kërcënimeve kibernetike
Fabrika e municionit në Gjakovë, Kurti paralajmëron prodhimin e parë testues deri në fund të vitit
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës
FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë shkëmbim më të madh të përvojave
Kurti: Vuçiq dërgoi paraushtarakë për t’i sulmuar policët e Kosovës
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK-ja shënon Ditën e Forcës, hap kazermat për qytetarët në gjithë Kosovën
Kosova dhe Shqipëria promovojnë së bashku vlerat e trashëgimisë kulturore
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin, i kërkon Serbisë hapjen e arkivave për 1.725 të zhdukurit