Preshevë, 26 nëntor 2026 13:19
Dy deputetët shqiptarë nga Koalicioni Shqiptar, Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, janë propozuar për të qenë pjesë e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Serbisë.
Propozimi vjen pas vendimit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për të mos marrë pjesë në punën e komisioneve parlamentare, duke bërë që shumica e vendeve në këto trupa punues pritet t’u takojë deputetëve të Listës Studentore.
Sipas propozimit të kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, Shaip Kamberi është propozuar anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Barazinë Gjinore.
Ndërkaq, Visar Mehmeti është propozuar zëvendësanëtar i Komisionit për Kulturë dhe Informim.
Përveç dy deputetëve shqiptarë, në mesin e përfaqësuesve të pakicave kombëtare të propozuar për pjesëmarrje në komisione janë edhe deputetë të SDA-së së Sanxhakut dhe Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit.

Kuçi: Ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk nënkupton ndryshim të kursit gjeopolitik, Kosova po përafrohet me BE-në
Gashi: Në veri pati transformim, në politikën e jashtme mungoi përparimi
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Aida Çoroviq: Serbia duhet të përballet me të vërtetën për Kosovën- t’a njoh pavarësinë dhe të hapë arkivat politike
Fetoshi: Presione për një Serbi edhe më kërcënuese, Lista Studentore sinjalizon vazhdimësinë e politikës ekspansioniste
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore
Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Arrestohen tre persona për krim të organizuar, sekuestrohet pasuri mbi një milion euro