Një grup studentësh në Shqipëri ka njoftuar themelimin e një partie të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”, në të cilën, përveç të rinjve, janë përfshirë edhe profesionistë, pedagogë, atdhetarë dhe përfaqësues të diasporës.
Në një deklaratë për media, përfaqësuesit e nismës kanë bërë të ditur se krijimi i subjektit të ri politik vjen pas disa muajsh protestash dhe angazhimi qytetar, duke synuar krijimin e një alternative politike që do të ofrojë një rrugë kushtetuese drejt shtetit të së drejtës.
“Ne, një grup studentësh, të bashkuar me të rinjtë, atdhetarët dhe profesionistët, deklarojmë sot me zë dhe figurë krijimin e partisë ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’. Për 180 ditë, mijëra të rinj, prindër dhe qytetarë kanë treguar që Shqipëria nuk është e lodhur. Ky zë u përket të gjithëve atyre që iu bashkuan protestave për Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e tyre.
Nismëtarët kanë bërë të ditur se tashmë kanë nisur procedurat për mbledhjen e firmave të nevojshme për themelimin e subjektit politik.
Ata kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të zhvillojnë takime me qytetarë në qytete dhe fshatra të ndryshme të Shqipërisë, për të prezantuar nismën dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme.
Sipas tyre, angazhimi politik do të mbështetet në drejtësi, meritokraci, transparencë dhe përgjegjshmëri, ndërsa detajet për programin dhe strukturën organizative pritet të bëhen publike në ditët e ardhshme.
Studentët në Shqipëri kanë protestuar vazhdimisht gjatë muajve të fundit. Protestat fillimisht u organizuan kundër një projekti në Zvërnec, ndërsa më pas u zgjeruan me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë
Kuçi: Ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk nënkupton ndryshim të kursit gjeopolitik, Kosova po përafrohet me BE-në
Gashi: Në veri pati transformim, në politikën e jashtme mungoi përparimi
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Aida Çoroviq: Serbia duhet të përballet me të vërtetën për Kosovën- t’a njoh pavarësinë dhe të hapë arkivat politike
Fetoshi: Presione për një Serbi edhe më kërcënuese, Lista Studentore sinjalizon vazhdimësinë e politikës ekspansioniste
I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së