Prishtinë, 10 tetor 2026 07:29
Kandidatë shqiptarë për deputetë në Parlamentin e Serbisë kanë ngritur shqetësimin se pushteti i Aleksandar Vuçiqit mund të ndërmarrë masa për t’ua vështirësuar shqiptarëve nga diaspora pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.
Shaip Kamberi dhe Bajram Mustafa kanë thënë se pengimi i qytetarëve shqiptarë për të ardhur në Serbi dhe për të ushtruar të drejtën e votës do të përbënte shkelje të rëndë të të drejtave demokratike.
Kamberi, gjatë një diskutimi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka deklaruar se Vuçiqi është shprehur se shqiptarët do të vijnë nga diaspora për të votuar, por se autoritetet synojnë t’i pengojnë.
“Vuçiqi tha se shqiptarët do të vijnë nga diaspora, por ne do t’i pengojmë. Kjo është shkelje flagrante”, ka thënë Kamberi.
Sipas tij, pjesëmarrja e diasporës shqiptare në zgjedhje është e rëndësishme për përfaqësimin politik të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.
Ndërkaq, Bajram Mustafa ka kujtuar raste të mëhershme kur shqiptarët janë përballur me pengesa gjatë hyrjes në Serbi, veçanërisht nga Kosova.
Ai ka përmendur rastet kur, sipas tij, autoritetet serbe kishin frikë se shqiptarët mund të fitonin kontrollin politik në Medvegjë dhe për këtë arsye qytetarë shqiptarë ishin penguar të hynin në territorin e Serbisë.
“Shumëçka nuk na befason nëse ndodh më 25 tetor. Duhet të gjenden rrugë dhe mënyra që qytetarët të votojnë të lirë”, ka deklaruar Mustafa.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen më 25 tetor, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë të bashkuar përmes një liste të përbashkët, me synimin për të rritur përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi dhe Mustafa kanë bërë thirrje që qytetarëve shqiptarë, përfshirë ata që jetojnë jashtë Serbisë, t’u garantohet mundësia për të ushtruar lirshëm të drejtën e votës.

Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë