Prishtinë, 24 nëntor 2026 14:05
Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë ndaluar katër persona të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Sipas komunikatës së përbashkët, ndalimi është bërë pas veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Dy nga të ndaluarit, me inicialet N.S. dhe D.S., dyshohen për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – vrasja e rëndë”.
Ndërkaq, dy personat e tjerë, M.P. dhe G.B., dyshohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.
Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në veprat penale për të cilat ngarkohen.
Gjithashtu, prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria do t’i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Aksident në komunikacion, vdes një person
47 fishekë dhe para të gatshme i gjenden të dyshuarit për vrasjen në Suharekë gjatë bastisjes së shtëpisë
Vritet një person në Suharekë, i dyshuari në arrati
Pas vdekjes së ish-policit nga Peja, djali i tij në gjendje kritike
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Mbështetja për Luginën e Preshevës, 4 milionë euro të parapara për vitin e ardhshëm
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe City – Napoli
FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë shkëmbim më të madh të përvojave