Prishtinë, 9 tetor 2026 09:40
Policia e Kosovës nuk do të lejojë zhvillimin e fushatave parazgjedhore dhe aktiviteteve zgjedhore të Serbisë në territorin e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke bërë të ditur se një aktivitet i tillë është ndërprerë në Mitrovicën e Veriut.
Sipas Elshanit, Policia ka udhëzime nga eprorët që të mos lejojë organizimin e aktiviteteve në kuadër të zgjedhjeve në Serbi brenda territorit të Kosovës.
“Ne e kemi udhëzim prej eprorëve tanë, vendim që nuk lejohet mbajtja e fushatës parazgjedhore, zgjedhore të Serbisë në Kosovë dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet”, ka deklaruar Elshani.
Ai ka bërë të ditur se rasti i fundit është regjistruar të mërkurën në Mitrovicën e Veriut, ku ishin mbledhur rreth 200 mësues.
Sipas informatave që kishte Policia, pjesëmarrësit ishin ftuar nga Lista Serbe për t’u informuar se si duhet të votojnë dhe çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin në kuadër të zgjedhjeve në Serbi.
Megjithatë, sipas Elshanit, kur zyrtarët policorë kanë arritur në vendin e ngjarjes, pjesëmarrësit kanë deklaruar se takimi kishte të bënte me integrimin e shkollave, pas së cilës janë larguar.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë caktuar të mbahen më 25 tetor 2026. Çështja e organizimit të proceseve zgjedhore serbe në territorin e Kosovës ka qenë temë e diskutimeve edhe në të kaluarën, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë ndërprerë që nga viti 2022 praktikën e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë brenda Kosovës.

Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë