Prishtinë, 24 nëntor 2026 13:28
Qeveria e Kosovës ka paraparë ndarjen e katër milionë eurove për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut gjatë vitit 2027.
Kjo shumë është përfshirë në Projektligjin për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2027, në kuadër të programit të veçantë “Përkrahje për Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun”.
Sipas tabelave buxhetore, për këtë program janë planifikuar gjithsej katër milionë euro, të cilat do të financohen përmes granteve qeveritare.
Mbështetja financiare synon të jetë pjesë e përkrahjes institucionale të Kosovës për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, përfshirë komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027, në vlerë prej 4 miliardë e 270 milionë eurosh, është miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës me 61 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndarja e katër milionë eurove figuron në dokumentin zyrtar të projektbuxhetit, ndërsa realizimi i saj do të varet nga zbatimi i ndarjeve buxhetore.

Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës
Eksportet rriten për 35.3% krahasuar me vitin e kaluar
Kosova e para në botë për kujdes shëndetësor dhe rehabilitim në burgje, sipas vlerësimit të ICPA-së
Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Mbështetja për Luginën e Preshevës, 4 milionë euro të parapara për vitin e ardhshëm
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe City – Napoli
FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë shkëmbim më të madh të përvojave
Fetoshi: Presione për një Serbi edhe më kërcënuese, Lista Studentore sinjalizon vazhdimësinë e politikës ekspansioniste