Prishtinë, 24 nëntor 2026 18:14
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar që hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt të vazhdojnë në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave që mund të kenë qenë të përfshirë.
Reagimi i Sveçlës vjen pasi gjatë së martës janë arrestuar edhe katër persona të dyshuar lidhur me këtë rast.
Përmes një postimi, Sveçla ka mirëpritur çdo hetim dhe veprim institucional që kontribuon në zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, duke theksuar se përgjegjësia duhet të shtrihet jo vetëm te kryesit e drejtpërdrejtë, por edhe te personat që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e krimit.
Ai ka theksuar se vrasja e grave nuk mund të ketë asnjë justifikim dhe se autorët duhet të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj.
Në këtë kontekst, Sveçla ka përmendur edhe dënimin me burgim të përjetshëm të konfirmuar ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, duke e cilësuar atë si dëshmi të rëndësisë së ndëshkimit të merituar për krime të tilla.
Ministri ka kërkuar gjithashtu që të hetohet përgjegjësia e secilit person që kishte dijeni për rrezikun me të cilin përballej Arlinda Zekaj, përfshirë edhe ata që, sipas tij, nuk vepruan për ta mbrojtur atë, pavarësisht kërkesës së saj për të jetuar e sigurt.
“Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar dhe asnjë shkelje pa u trajtuar sipas ligjit”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka shprehur mbështetjen e tij për institucionet në zbardhjen e plotë të rastit dhe në vënien para përgjegjësisë të secilit person që mund të ketë pasur rol në këtë ngjarje.

Mbështetja për Luginën e Preshevës, 4 milionë euro të parapara për vitin e ardhshëm
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës
Eksportet rriten për 35.3% krahasuar me vitin e kaluar
Kosova e para në botë për kujdes shëndetësor dhe rehabilitim në burgje, sipas vlerësimit të ICPA-së
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Rasti i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe katër persona tjerë të dyshuar
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe City – Napoli