Prishtinë, 8 tetor 2026 21:20
Ndikimi i Rusisë në Serbi mbetet i pranishëm edhe në fushatën zgjedhore. Përveç mbështetjes së Moskës për Aleksandër Vuçiqin, analistët kritikojnë politikën e tij mes Rusisë dhe Perëndimit, ndërsa qëndrimet ndaj Moskës mbeten një çështje e ndjeshme edhe për forcat që synojnë ndryshimin e pushtetit.
Mbështetja e Moskës për Aleksandër Vuçiqin shfaqet edhe në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Presidenti rus Vladimir Putin e ka vlerësuar politikën e Vuçiqit dhe bashkëpunimin me Rusinë, duke rikthyer në vëmendje ndikimin e Moskës në Beograd dhe orientimin e ardhshëm të politikës së jashtme serbe.
Ndikimi rus shtrihet përmes politikës, institucioneve të sigurisë, lidhjeve fetare e kulturore, por edhe mediave si RT Balkan dhe Sputnik. Analisti politik Dushan Janjiq thotë se ndikimi i Moskës është i pranishëm edhe brenda institucioneve serbe.
“Ndikimi rus në Serbi është jashtëzakonisht i madh dhe nuk kufizohet vetëm te partitë politike. Ai është i pranishëm në polici, ushtri, mes politikanëve, por edhe profesorëve. Prandaj, ndryshimi i këtij raporti me Rusinë nuk varet vetëm nga Lista Studentore dhe nuk mund të ndodhë brenda natës“, thekon Dushan Janjiq.
Alternativa kryesore politike ndaj pushtetit të Vuçiqit nuk paralajmëron sanksione ndaj Rusisë.
Lista Studentore, e krijuar nga protestat kundër korrupsionit dhe kërkesat për përgjegjësi institucionale, ka deklaruar se nuk do të vendoste sanksione ndaj Moskës. Sipas Janjiqit, ky qëndrim lidhet edhe me llogaritjet elektorale.
“Deklarimi për sanksionet ndaj Rusisë në këtë moment mund të kushtojë shumë vota. Shumica e qytetarëve të Serbisë shfaqin një orientim të fortë prorus. Mendoj se vlerësimi është që tani të mos humbasin vota për një çështje që nuk është tema kryesore e këtyre zgjedhjeve. Detyra kryesore është ajo që studentët e kanë përcaktuar me sloganin ‘Serbia ose mafia’“, thekson ai.
Ndërsa Serbia u afrohet zgjedhjeve, ndikimi rus mbetet një nga faktorët që mund të përcaktojë orientimin e saj të ardhshëm.

Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës