Prishtinë, 19 nëntor 2026 18:54
Pas më shumë se dy vitesh pa një kompani lobuese të angazhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova ka rikthyer përfaqësimin e interesave të saj në Uashington përmes një kontrate të re me kompaninë amerikane “Ballard Partners”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me këtë kompani, e cila do të ofrojë konsulencë strategjike dhe shërbime për zhvillimin e marrëdhënieve me institucionet qeveritare amerikane.
Sipas dokumentit të regjistruar në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, në kuadër të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA), kontrata është dorëzuar më 13 nëntor dhe ka hyrë në fuqi më 15 nëntor 2026.
Marrëveshja parasheh që Kosova t’i paguajë kompanisë 50 mijë dollarë në muaj, përkatësisht 600 mijë dollarë për një vit. Në këtë shumë nuk përfshihen shpenzimet e arsyeshme të udhëtimit dhe argëtimit, të cilat duhet të miratohen paraprakisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kontrata është nënshkruar nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe presidenti i “Ballard Partners”, Brian Ballard.
Sipas përmbajtjes së saj, kompania do të këshillojë dhe përfaqësojë Kosovën në çështje që konsiderohen të nevojshme dhe të përshtatshme për t’u trajtuar pranë institucioneve të qeverisë federale amerikane.
Angazhimi i kësaj kompanie shënon rikthimin e Kosovës në shërbimet profesionale të lobimit në SHBA, pas një periudhe mbi dyvjeçare pa një kontratë të tillë.

Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Specialja në rend dite, deputetët sot përballen me votimin e ligjit
Kamberi e Memeti të kujdesshëm ndaj pushtetit të ri: Shqiptarët presin rezultate, jo premtime
Terras kritikon BE-në për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër
Kosova ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe
Kuçi: BE nuk mundet që në të njëjtën kohë të kërkojë respektim të respektim të integritetit territorial dhe të tolerojë narrativa serbe
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027