Prishtinë, 19 nëntor 2026 09:08
Kuvendi i Kosovës pritet që sot, në vazhdimin e seancës plenare, të rishqyrtojë Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili synon t’ia kufizojë mandatin Gjykatës Speciale në Hagë.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa bëhet fjalë për ligjin që presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka kthyer në Kuvend, duke mos e dekretuar atë.
Ligji ishte miratuar në dy lexime në Kuvend, por PDK-ja, si sponsorizuese e tij, fillimisht kishte kërkuar që të bëheshin ndryshime. Më pas, ky subjekt politik ndryshoi qëndrim, duke kërkuar që ligji të miratohet në versionin e njëjtë dhe që amendamentimi të bëhet pasi ai të hyjë në fuqi.
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka deklaruar se pret që në vazhdimin e seancës ligji të votohet, duke theksuar se më pas do të procedohet me një nismë të re ligjore në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.
Në vazhdim të seancës janë paraparë edhe votimi i rezolutës lidhur me mungesën e barnave onkologjike dhe vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, si dhe rezoluta për gjendjen e furnizimit me energji elektrike në vend.
Ndërkaq, nga ora 11:00 është paraparë të mbahet një seancë e re e Kuvendit, me disa pika të rendit të ditës, përfshirë shqyrtimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2027.
Rishqyrtimi i Ligjit për Specialen vjen pas dështimit të trajtimit të kësaj pike në seancën e 13 nëntorit, kur mungesa e kuorumit bëri që çështja të mos arrinte në votim.

Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Kosova angazhon kompani amerikane për lobim në Uashington
Kamberi e Memeti të kujdesshëm ndaj pushtetit të ri: Shqiptarët presin rezultate, jo premtime
Terras kritikon BE-në për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër
Kosova ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe
Kuçi: BE nuk mundet që në të njëjtën kohë të kërkojë respektim të respektim të integritetit territorial dhe të tolerojë narrativa serbe
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027