Prishtinë, 20 nëntor 2026 07:12
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Listës Serbe, duke e cilësuar atë si subjektin më destruktiv në historinë e serbëve.
“Ju jeni elementi më destruktiv në historinë e serbëve, jo vetëm në Kosovë dhe Serbi, por ndoshta në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë”, deklaroi Rashiq.
Ai akuzoi Listën Serbe se ka kontribuar në përkeqësimin e pozitës së serbëve në Kosovë, duke përmendur veçanërisht largimin e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022.
Sipas Rashiqit, ky veprim ka bërë që serbët në veri të Kosovës të mbeten pa përfaqësim dhe mbrojtje institucionale.
Ministri gjithashtu ngriti çështjen e presioneve ndaj punonjësve serbë dhe largimit të tyre nga institucionet, duke ia atribuuar përgjegjësinë Listës Serbe.
Në përgjigje të këtyre akuzave, deputeti Igor Simiq mbrojti subjektin e tij politik, duke thënë se Lista Serbe ka bërë gjithçka për ta ruajtur popullin serb në Kosovë.

Kosova angazhon kompani amerikane për lobim në Uashington
Specialja në rend dite, deputetët sot përballen me votimin e ligjit
Kamberi e Memeti të kujdesshëm ndaj pushtetit të ri: Shqiptarët presin rezultate, jo premtime
Terras kritikon BE-në për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër
Kosova ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe
Kuçi: BE nuk mundet që në të njëjtën kohë të kërkojë respektim të respektim të integritetit territorial dhe të tolerojë narrativa serbe
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027