Prishtinë, 8 tetor 2026 10:11
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi, platforma e Iniciativave Qytetare në Serbi ka publikuar një hulumtim nga monitorimi i fushatës parazgjedhore, duke evidentuar një sërë zhvillimesh që, sipas tyre, ngrenë pikëpyetje për mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor dhe përdorimin e burimeve publike, shkruan Veritasinfo.
Një nga çështjet e evidentuara lidhet me aktivitetet e Aleksandar Vuçiq dhe partisë në pushtet gjatë periudhës parazgjedhore. Sipas raportit “Zgjedhjet nën lupë”, organizata ka dokumentuar raste të përdorimit të institucioneve dhe burimeve publike financiare në kontekstin e fushatës.
Raporti thekson investime në hapësirën mediale, duke paguar mediat e lidhura me pushtetin e Vuçiçit, për të paraqitur para publikut propagandën e tij.
Në këtë kuadër përmendet edhe shpërndarja e letrës së Vuçiçit drejtuar pensionistëve përmes Fondit PIO. Në atë kohë, Vuçiqi ishte president i Serbisë dhe njëkohësisht kandidat i partisë në pushtet për postin e kryeministrit. Iniciativat Qytetare e kanë cilësuar këtë si pjesë të asaj që e quajnë “fushatë të funksionarëve”.
Një tjetër çështje e ngritur nga organizata është falja e 49 personave nga Vuçiqi. Sipas hulumtimit, në mesin e të falurve ishin 12 aktivistë dhe politikanë opozitarë nga Novi Sadi, ndërsa 11 persona të tjerë nuk janë identifikuar publikisht dhe raportohet se dyshohet të kenë qenë të përfshirë në veprime kundër protestuesve studentorë.
Iniciativat Qytetare theksojnë se procedura ngre pikëpyetje ligjore, pasi Ministria e Drejtësisë deklaroi se nuk kishte marrë pjesë në përpilimin e listës së personave të falur. Sipas organizatës, kjo krijon paqartësi edhe se kush duhet t’i njoftojë gjykatat, prokuroritë dhe institucionet e ekzekutimit të sanksioneve penale për këto vendime.
Raporti i Iniciativave Qytetare i vendos këto zhvillime në kuadër të një fushate parazgjedhore të tensionuar, ku organizata ka evidentuar edhe dhunë ndaj vëzhguesve zgjedhorë, probleme me mediat, dezinformim dhe shqetësime për përdorimin e burimeve publike gjatë garës politike.

Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”
25 vjet pas policisë multietnike, shqiptarët në Luginën e Preshevës ende përballen me mungesë të përfaqësimit të barabartë në Serbi
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe