Prishtinë, 16 nëntor 2026 14:49
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka kritikuar Bashkimin Evropian pas interpretimit të melodisë së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, në një aktivitet të organizuar në Bruksel në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së.
Terras e ka cilësuar këtë veprim si provokim të qëllimshëm ose shfaqje të pastër të injorancës, duke kërkuar sqarim nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Përmes një reagimi në platformën X, Terras ka theksuar se interpretimi i një kënge që pretendon sovranitetin serb mbi Kosovën në një aktivitet të Bashkimit Evropian është veprim i papërshtatshëm.
“Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije. Komisioni Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim”, ka shkruar Terras.
Melodia e këngës “Oj Kosovo, Kosovo” është interpretuar më 15 nëntor, gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, i organizuar nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres Marta Kos.
Në këtë aktivitet ishte paraparë të performonte Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”.
Ndërkohë, Kosova nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë forum, i cili po mbahet në Bruksel më 15 dhe 16 nëntor.

Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Kosova angazhon kompani amerikane për lobim në Uashington
Specialja në rend dite, deputetët sot përballen me votimin e ligjit
Kamberi e Memeti të kujdesshëm ndaj pushtetit të ri: Shqiptarët presin rezultate, jo premtime
Kosova ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe
Kuçi: BE nuk mundet që në të njëjtën kohë të kërkojë respektim të respektim të integritetit territorial dhe të tolerojë narrativa serbe
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027