Prishtinë, 8 tetor 2026 07:14
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar sqarime nga dy këshilltarë të tij të afërt, Chris LaCivita dhe James Blair, pas raportimeve se ata kanë ofruar shërbime këshilluese për autoritetet e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë.
Sipas raportimeve, LaCivita dhe Blair, të cilët janë të përfshirë në strategjinë politike të republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, kanë udhëtuar së fundmi në Republikën Serbe, ku dyshohet se janë angazhuar për çështje që lidhen me procesin zgjedhor. Për këtë punë, secili prej tyre raportohet se ka marrë qindra mijëra dollarë.
Trump ka thënë se dyshja është angazhuar si “konsulentë të jashtëm” dhe se nuk kishte dijeni për klientët e tjerë të tyre. Ai ka paralajmëruar se do të shqyrtojë nëse ekziston konflikt interesi dhe, nëse konfirmohet një i tillë, mund t’ua ndërpresë bashkëpunimin.
“Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. Nuk kam ide se kush janë klientët e tyre të tjerë, por do t’i pyes dhe, nëse ka konflikt interesi, do t’ua ndërpres detyrat”, ka shkruar Trump në Truth Social.
Raportimet për angazhimin e tyre në Republikën Serbe kanë ngritur pikëpyetje për shkak të orientimit politik të autoriteteve të këtij entiteti dhe lidhjeve të tyre të afërta me Rusinë.
Në qendër të zhvillimeve është edhe Milorad Dodik, figura politike dominuese në Republikën Serbe, i cili vazhdon të ketë ndikim të madh në politikën e këtij entiteti.
LaCivita dhe Blair konsiderohen ndër figurat e rëndësishme të strategjisë politike të Trumpit dhe janë të lidhur me MAGA Inc., organizatën kryesore të financimit të fushatës pro-Trump.
Çështja vjen në një periudhë të rëndësishme për politikën amerikane, pasi zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin amerikan janë planifikuar për 3 nëntor.

Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Pesë persona arrestohen afër bazës ushtarake britanike, dyshohen për terrorizëm
Trump refuzon planin 7-ditor të Iranit për përfundimin e luftës
25 vjet pas policisë multietnike, shqiptarët në Luginën e Preshevës ende përballen me mungesë të përfaqësimit të barabartë në Serbi
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Lokalizohet zjarri në Trepçë, 63 minatorë nisin të dalin nga miniera
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët