Prishtinë, 18 nëntor 2026 07:09
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja të paprecedentë nëse realizon ndonjë sulm në Washington, pas raportimeve se Teherani mund të jetë duke shqyrtuar mundësinë e një sulmi me të ashtuquajturën “bombë të pistë”.
Gjatë një deklarimi për gazetarët në Manila të Filipineve, Trump tha se administrata amerikane po i merr seriozisht raportimet për një kërcënim të mundshëm ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë.
“Nëse kjo ndodh, ata do të paguajnë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë më parë”, deklaroi Trump, duke shtuar se shpreson që raportimet të mos jenë të vërteta.
Paralajmërimi i presidentit amerikan vjen pas një raportimi të CNN-it, i cili, duke iu referuar shtatë zyrtarëve amerikanë, bëri të ditur se inteligjenca amerikane kishte marrë informacione për planet e mundshme të Iranit për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës Trump në Washington, përmes një bombe të pistë ose armëve kimike.
Megjithatë, raportimet nuk tregojnë domosdoshmërisht se një sulm është i afërt. Sipas burimeve të cituara, bëhet fjalë për mundësinë që Irani të jetë duke shqyrtuar alternativa të tilla, dhe jo për një operacion që pritet të realizohet menjëherë.
Ndërkohë, Irani ka mohuar këto pretendime. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, i ka cilësuar raportimet si të pabazuara dhe si një narrativë të fabrikuar mediatike, duke akuzuar Washingtonin se po përpiqet të krijojë justifikime për veprime të mëtejshme kundër Teheranit.
Edhe Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se po monitoron kërcënimet e mundshme, por se aktualisht nuk ka kërcënime të besueshme ndaj territorit amerikan.
Një bombë e pistë është pajisje që përdor eksplozivë konvencionalë për të shpërndarë materiale radioaktive në një zonë të caktuar. Ajo nuk shkakton shpërthim bërthamor, por mund të krijojë ndotje radioaktive dhe të shkaktojë panik e ndërprerje të konsiderueshme të jetës publike.

Bordi i Paqes paralajmëron për dështimin e armëpushimit në Gaza, kritikon Izraelin dhe Hamasin
Tri fuqitë më të mëdha bërthamore në një tryezë
Takim historik në Kinë: Xi, Trump dhe Putin në një tryezë për paqen botërore
Zelensky: SHBA-ja ngriti mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Pezullohen fluturimet në ShBA
Bisedimet në Abu Dhabi sjellin marrëveshje për lirimin e robërve, por jo për paqe
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027