Prishtinë, 7 tetor 2026 17:04
Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës, pas ceremonisë së inaugurimit të zhvilluar në Prishtinë.
Në kuadër të ceremonisë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës Shiroka-Pulës, duke formalizuar kalimin e përgjegjësive në krye të shtetit.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota të deputetëve të Kuvendit, në seancën e mbajtur në orët e mesnatës ndërmjet 6 dhe 7 tetorit. Zgjedhja e saj u bë në ditën e fundit të afatit kushtetues, pas marrëveshjes politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas zgjedhjes, në fjalimin e saj para deputetëve, Shiroka-Pula tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ajo theksoi se detyrën e re e pranon me nder dhe me përgjegjësi të lartë.
Presidentja e re vjen në këtë post me përvojë në institucionet publike dhe në akademi. Ajo ka shërbyer në drejtimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Në periudhën 2008–2011, Shiroka-Pula ishte ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës, ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve
Kurti: Procesi i Berlinit të rikonfigurohet, Kosova kërkon prova, jo premtime
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti