Prishtinë, 7 tetor 2026 06:45
Presidentja e sapozgjedhur e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në fjalimin e saj të parë pas marrjes së mandatit, tha se e pranon përgjegjësinë e re me nder dhe përkushtim të plotë.
Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit, ajo tha se posti i presidentes nuk përfaqëson vetëm një individ, por bart përgjegjësi ndaj qytetarëve, institucioneve dhe shtetit të Kosovës.
“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, u shpreh Shiroka-Pula.
Ajo premtoi se gjatë mandatit do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.
“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, deklaroi ajo.
Shiroka-Pula theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të rrugëtimit të Kosovës si shtet demokratik, me orientim euroatlantik dhe marrëdhënie të qëndrueshme me vendet aleate.
Ajo u zotua se do të respektojë dhe mbrojë Kushtetutën, interesat e Republikës së Kosovës dhe dinjitetin e qytetarëve.
“Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re.
Në përmbyllje të fjalimit, Shiroka-Pula e mbylli me urimin: “Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës.”

Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Kurti: Procesi i Berlinit të rikonfigurohet, Kosova kërkon prova, jo premtime
Koalicioni Shqiptar zyrtarizon listën për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Afati për zgjedhjen e Presidentit skadon sot
Beogradi me probleme të brendshme dhe pa alternativa për votuesit e rikthen Kosovën në fushatën elektorale
Miratohet në parim Projektligji për ndarjet buxhetore
Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë