Prishtinë, 7 tetor 2026 06:54
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji u votua në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila u zhvillua mbrëmë, krahas procesit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Ndryshimet e propozuara synojnë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-053, i cili rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Projektligji ishte miratuar fillimisht në parim me 91 vota, ndërsa më pas u procedua me procedurë të përshpejtuar për shqyrtim në lexim të dytë. Komisioni për Legjislacion e kishte përkrahur projektligjin në mënyrë unanime në parim.
Në votimin përfundimtar, për ndryshimet ligjore votuan deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe AAK-së, ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim. Projektligji u miratua së bashku me një amendament.
Miratimi i këtyre ndryshimeve vjen në një periudhë kur Dhomat e Specializuara në Hagë kanë marrë vendime të rëndësishme në rastet që lidhen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me votimin e 6 tetorit, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara kaloi fazën përfundimtare të shqyrtimit parlamentar.

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve
Kurti: Procesi i Berlinit të rikonfigurohet, Kosova kërkon prova, jo premtime
Koalicioni Shqiptar zyrtarizon listën për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Afati për zgjedhjen e Presidentit skadon sot
Beogradi me probleme të brendshme dhe pa alternativa për votuesit e rikthen Kosovën në fushatën elektorale
Miratohet në parim Projektligji për ndarjet buxhetore
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë