Preshevë, 6 tetor 2026 10:33
“Koalicioni Shqiptar” është zyrtarizuar si listë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me statusin e listës së pakicës kombëtare shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur Shaip Kamberi, i cili njoftoi se brenda vetëm dy ditësh janë mbledhur 6.319 nënshkrime mbështetëse, ndërsa 5.988 prej tyre janë vlerësuar të vlefshme.
Lista përbëhet nga 10 kandidatë, pesë gra dhe pesë burra, të cilët vijnë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri.
Kamberi ka theksuar se pjesëmarrja e përbashkët në zgjedhje është rezultat i marrëveshjes së arritur më 29 shtator në Prishtinë, me ndërmjetësimin e Kryeministrit të Kosovës në mandat teknik, Albin Kurti.
“Sipas CeSID-it, ajo është lista e tetë me status të pakicës kombëtare dhe e 17-ta e shpallur në këtë proces zgjedhor”, ka shkruar Kamberi.
Ai ka falënderuar qytetarët që mbështetën listën me nënshkrimet e tyre, si dhe aktivistët që u angazhuan në mbledhjen e tyre.
Si prijës i “Koalicionit Shqiptar”, Kamberi ka thënë se besimi i dhënë përmes kësaj liste sjell edhe përgjegjësi për përfaqësimin e shqiptarëve.
“Përkushtimi im mbetet përfaqësimi me dinjitet, mbrojtja e të drejtave dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve. Fjalën e dhënë duhet ta dëshmojmë përmes punës së përditshme”, ka deklaruar ai.

Afati për zgjedhjen e Presidentit skadon sot
Beogradi me probleme të brendshme dhe pa alternativa për votuesit e rikthen Kosovën në fushatën elektorale
Miratohet në parim Projektligji për ndarjet buxhetore
Komisioni për Legjislacion voton në parim ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara
Kamberi: “Koalicioni Shqiptar” dorëzoi listën për zgjedhjet në Serbi
Koalicioni Shqiptar zyrtarizon listën për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore