Prishtinë, 6 tetor 2026 09:58
Sot përfundon afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Deri në fund të ditës, Kuvendi duhet të përfundojë procedurën e zgjedhjes së kreut të shtetit. Në të kundërtën, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
Pavarësisht takimeve mes partive, deri tani nuk është arritur marrëveshje për kandidatin dhe votat e nevojshme. Kandidatura e Bekim Sejdiut u tërhoq pas kundërshtimit nga gjashtë deputetë të LDK-së.
Ndërkohë, PDK-ja ka kërkuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara para diskutimit për një kandidat konsensual. Projektligji u miratua dje në lexim të parë, por marrëveshja për Presidentin ende mungon.

Koalicioni Shqiptar zyrtarizon listën për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Beogradi me probleme të brendshme dhe pa alternativa për votuesit e rikthen Kosovën në fushatën elektorale
Miratohet në parim Projektligji për ndarjet buxhetore
Komisioni për Legjislacion voton në parim ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara
Kamberi: “Koalicioni Shqiptar” dorëzoi listën për zgjedhjet në Serbi
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore