Prishtinë, 5 tetor 2026 20:34
Protesta e qytetarëve pranë objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa situata është tensionuar pas hedhjes së vazhdueshme të gjësendeve, mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve drejt objekteve shtetërore.
Sipas Policisë së Kosovës, një grup protestuesish, në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e ligjit për Specialen, kanë penguar edhe daljen e deputetëve dhe personaliteteve nga objekti i Kuvendit. Disa prej tyre, sipas Policisë, janë detyruar të kthehen sërish brenda ndërtesës.
Policia ka bërë të ditur se gjatë gjithë protestës ka kërkuar nga pjesëmarrësit që të protestojnë në mënyrë të qetë, të respektojnë ligjin, të mos dëmtojnë pronën publike dhe të mos pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Megjithatë, për shkak të hedhjes së vazhdueshme të mjeteve të ndryshme, mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dhe bllokimit të lëvizjes, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa për vendosjen e situatës nën kontroll.
Policia ka përdorur edhe gazin lotësjellës, duke thënë se kjo është bërë për të mundësuar daljen e personaliteteve nga Kuvendi dhe për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të objekteve shtetërore.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë protestës janë ndezur edhe disa kontejnerë të mbeturinave dhe janë shkaktuar zjarre në rrugë, duke rezultuar me dëme materiale.
Megjithatë, Policia thekson se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim serioz të personave.
Policia e Kosovës ka përsëritur se njeh të drejtën e qytetarëve për protestë dhe shprehje të pakënaqësive në mënyrë të qetë dhe demokratike, por ka apeluar që protestuesit të mos dëmtojnë pronën publike dhe të respektojnë ligjet.
Ndërkohë, derisa protesta vazhdon, njësitë policore do të qëndrojnë në terren, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjes së qytetarëve dhe objekteve shtetërore, si dhe mbarëvajtjes së protestës.

FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
Jelena Gjukanoviqit i vërtetohet dënimi me gjashtë vjet burg për spiunazh
Miratohet në parim Projektligji për ndarjet buxhetore