Prishtinë, 6 tetor 2026 18:25
Akademia e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka hapur vitin e ri akademik në kampusin e saj të ri, i cili ofron kushte bashkëkohore dhe infrastrukturë moderne për përgatitjen dhe edukimin e gjeneratave të reja të ushtarakëve.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, këtë vit 29 kadetë nga Kosova janë përzgjedhur për të ndjekur studimet ushtarake në këtë akademi.
Kadetët e FSK-së do të zhvillojnë përgatitjen e tyre profesionale dhe ushtarake, duke u formuar për përgjegjësitë e ardhshme në shërbim të vendit.
FSK-ja ka theksuar se ky bashkëpunim paraqet një tjetër hap në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave të armatosura.

Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
Banjska dhe dyshimet për përfshirjen e strukturave serbe, Islami kërkon masa parandaluese
Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet