Prishtinë, 3 tetor 2026 14:59
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes po vijon investimin në zhvillimin profesional të personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me fokus në forcimin e aftësive udhëheqëse dhe përgatitjen për përballimin e situatave komplekse operacionale dhe taktike.
Në kuadër të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve udhëheqëse, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është përmbyllur dhe certifikuar Kursi për Lider Luftarak “Gjenerata 26-2026”.
Kursi ka synuar përgatitjen e kuadrove në nivel ekipi dhe skuadre, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive të lidershipit, vendimmarrjes dhe menaxhimit në rrethana komplekse operacionale e taktike.
Gjatë trajnimit intensiv, pjesëmarrësit janë angazhuar në një kombinim të përgatitjes teorike dhe praktike, me qëllim forcimin e kompetencave të nevojshme për udhëheqje efektive dhe marrjen e përgjegjësive në nivele të ndryshme të komandimit.
Certifikimi i pjesëmarrësve shënon një tjetër hap në zhvillimin profesional të personelit të FSK-së, duke synuar krijimin e kuadrove të afta për të përballuar kërkesat dhe sfidat e mjedisit bashkëkohor të sigurisë.
Përmes programeve të tilla, KDS synon të kontribuojë në ndërtimin e një force të mirëtrajnuar, të disiplinuar dhe profesionalisht të përgatitur, me kapacitete udhëheqëse të përshtatura me kërkesat e misionit dhe sfidat e së ardhmes.

Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri