Prishtinë, 2 tetor 2026 07:22
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në ë takim një grup diplomatësh evropianë dhe ekspertësh, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Takimi u zhvillua në kuadër të iniciativës “The Enlargement Strategic Dialogues”, të organizuar nga Qendra Austro-Franceze për Afrimin në Evropë, me mbështetjen e “Open Society Foundations”.
Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Ministri tha se me pjesëmarrësit ka ndarë këndvështrimin e Kosovës për kërcënimet hibride dhe sfidat e sigurisë, duke theksuar masat që institucionet kosovare po ndërmarrin në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Ai veçoi gjithashtu angazhimin e Kosovës përtej kufijve të saj, përmes pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare në mbështetje të paqes në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar të ndërtojë një forcë moderne dhe profesionale, por njëkohësisht të jetë edhe kontribuese aktive në sigurinë dhe paqen në botë”, ka shkruar Maqedonci.

Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Nis ndërtimi i stacionit policor në Dren të Leposaviqit, Policia konfirmon infrastrukturën rrugore fillimisht
“Dosja 23”: Në Zubin Potok sekuestrohen armë, predha, libreza ushtarake dhe para të gatshme (Video)
Fronti hibrid, alarm për sigurinë në Kosovë
Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së