Prishtinë, 2 tetor 2026 15:13
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar trajnimin “Train the Trainers”, me fokus në të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare (IHL), i cili u dedikua instruktorëve të kësaj force.
Trajnimi u zhvillua në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe u hap nga gjeneral brigade Astrit Haliti dhe drejtori i NALT-it, gjeneral Thomas Schulte-Borghoff.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim ndërmjet NALT-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ndërsa ligjëratat dhe sesionet praktike u udhëhoqën nga përfaqësues të KNKK-së dhe NALT-it.
Gjatë trajnimit, instruktorët e FSK-së trajtuan një sërë çështjesh që lidhen me zbatimin e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare gjatë operacioneve ushtarake.
Në fokus ishin zhvillimi dhe planifikimi i operacioneve, sjellja gjatë armiqësive, pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në luftime, operacionet urbane, përzgjedhja e objektivave, teknologjitë e reja të luftës dhe përgjegjësitë komanduese.
Po ashtu, pjesëmarrësit diskutuan për mënyrën e integrimit të parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare në procedurat dhe doktrinat ushtarake.
Sipas organizatorëve, qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së për të përcjellë njohuritë dhe parimet e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare në kuadër të institucioneve të edukimit dhe trajnimit.
Trajnimi synon të kontribuojë edhe në zhvillimin e mëtejshëm profesional të personelit të FSK-së dhe në zbatimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Nis ndërtimi i stacionit policor në Dren të Leposaviqit, Policia konfirmon infrastrukturën rrugore fillimisht
“Dosja 23”: Në Zubin Potok sekuestrohen armë, predha, libreza ushtarake dhe para të gatshme (Video)
Fronti hibrid, alarm për sigurinë në Kosovë
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”
Kurti takoi Trumpin: SHBA-ja mik special i Kosovës
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA