Prishtinë, 2 tetor 2026 07:13
Një grup i serbëve nga Graçanica dyshohet se kishin planifikuar të lëshonin flamuj me përmbajtje nacionaliste nga ajri, gjatë protestës së djeshme në Prishtinë, e organizuar me moton “Jo në emrin tim”.
Sipas burimeve të Dukagjinit, bëhet fjalë për flamuj në të cilët ishte paraqitur imazhi i Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid, si dhe një flamur tjetër me mbishkrimin e Ushtrisë së Republikës Srpska.
Burimet bëjnë të ditur se grupi dyshohet se kishte planifikuar t’i lëshonte flamujt nga Graçanica drejt zonës ku po mbahej protesta.
Ndërkohë, gjatë pasdites, në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë, për të cilin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se është lëshuar nga ajri. Njësiti për Trajtimin e Mjeteve të Improvizuara Eksploduese ka ndërhyrë dhe e ka trajtuar mjetin në mënyrë të sigurt.
Në kutinë ku është gjetur mjeti i dyshuar, sipas informacioneve, kishte edhe një objekt me mbishkrim në alfabetin cirilik.

Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Nis ndërtimi i stacionit policor në Dren të Leposaviqit, Policia konfirmon infrastrukturën rrugore fillimisht
“Dosja 23”: Në Zubin Potok sekuestrohen armë, predha, libreza ushtarake dhe para të gatshme (Video)
Fronti hibrid, alarm për sigurinë në Kosovë
Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit
Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së