Prishtinë, 29 shtator 2026 17:32
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.
Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe forcave partnere, me fokus në koordinimin, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e operacioneve speciale.
Sipas FSK-së, vëmendje e veçantë i është kushtuar trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, të cilat synojnë rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale të forcave pjesëmarrëse.
Në këtë kuadër, është diskutuar edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, i cili u cilësua si një mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse.
Gjenerallejtënant Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta për zhvillimin profesional dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së.

Siguria në rajon dhe anëtarësimi në NATO, në fokus të takimit Kurti-Rutte
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Kosova forcon bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën